Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën pas prezantimit të konsulentit të fushatës së PD-së, Chris LaCivita, që ka punuar me ish-Presidentin Donald Trump.
Ai e quajti këtë një “ditë masturbimi kolektiv” dhe tha se për të, konsulentët janë thjesht “turistë”, duke theksuar se Lulzim Basha ka pasur më shumë konsulentë në fushatat e tij.
“Dje Trumpistët të vetëshpallur Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam i lumtur të them të vërtetën për të huajt që e vizitojnë Shqipërinë se numëroj turistët kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët.”