-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festë për Veliajn në “Mine Peza”, policia nis hetimin për 8 qytetarë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 8 qytetarët që u grumbulluan për të festuar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliajt, përpara paraburgimit të “Mine Peza”. Ata janë identifikuar si: S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B., dhe A. K.

Sipas policisë, këta qytetarë kanë prishur qetësinë publike dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u larguar nga zona. Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”.

Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit