Kryeministri Edi Rama në ceremoninë që po zhvillohet për 105-vjetorin e Tiranës kryeqytet u ndal edhe te hetimi i deputetes Klotilda Bushka.
Rama u shpreh që këto nuk janë shenja të mira dhe shpreson që nuk lidhet me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Ai nënvizoi se ky do të ishte autogoli më i madh.
“Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë special që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja Komisionit të Ligjeve.
Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh.”, tha Rama.