Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Shades” dhe ka arrestuar në flagrancë dy persona, Sokol Pali dhe Marjan Kelaj, të dy nga Shkodra.
Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje me thyerje në dy dyqane në fshatin Blinisht dhe një servis në Dajç, ku kanë marrë shuma parash dhe pajisje të ndryshme. Gjatë hetimeve, janë zbardhur edhe gjashtë raste të tjera të vjedhjeve në banesa, të kryera nga këta shtetas.
Policia ka sekuestruar sende të dyshuara që mund të jenë përdorur për kryerjen e vjedhjeve. Materialet janë kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Lezhës.