Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklarim për mediat ka paralajmëruar se armëpushimi në Gaza do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet e mbajtur deri mesditën e së shtunës.
“Vendimi që kam miratuar unanimisht në kabinet është ky: Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë – armëpushimi do të ndërpritet dhe IDF do t’i kthehet luftimeve intensive derisa Hamasi të mposhtet përfundimisht”., tha ai.
Netanyahu ka deklaruar se Hamasi ka shkelur marrëveshjen për të mos liruar pengjet dhe Izraeli ka marrë masa duke grumbulluar forcat ushtarake brenda dhe rreth Rripit të Gazës.
“Pas njoftimit të Hamasit për vendimin e tij për të shkelur marrëveshjen dhe për të mos liruar pengjet tanë, mbrëmë urdhërova IDF të grumbullonte forca brenda dhe rreth Rripit të Gazës. Ky operacion po zhvillohet dhe do të përfundojë shumë shpejt”, tha ai.