-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria shqiptare planifikon emetimin e Eurobondit 10-vjeçar për 600 milionë euro

Kryesoret

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa shuma përfundimtare ende nuk është vendosur. Vlera e përafërt e emetimit, e njoftuar nga qeveria gjatë miratimit të buxhetit të vitit 2025, është rreth 600 milionë euro.

Megjithatë, kjo shumë është indikative dhe në varësi të kushteve të ofruara nga tregu nuk përjashtohet një emetim në vlerë edhe më të madhe. Eurobondi i ri pritet të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.

Qeveria shqiptare tentoi të bënte një blerje mbrapsht (buy back) të pjesshme të këtij Eurobondi vjeshtën e vitit 2023, për një shumë prej 250 milionë eurosh. Por, interesimi i investitorëve për ta shitur bondin para maturimit nuk ka qenë shumë i lartë dhe përfundimisht oferta e buyback u mbyll me shlyerjen e një shumë totale prej 133.3 milionë eurosh.

Pjesa e mbetur e Eurobondit 7-vjeçar të vitit 2018, prej 366.7 milionë eurosh, do të rifinancohet në maturim, në tetor të vitit 2025. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e Eurobondit të parashikuar këtë vit do të shkojë për të rifinancuar borxhin që maturohet në vjeshtë., ndërsa pjesa e mbetur do të shkojë për të mbuluar një pjesë të deficitit buxhetor të këtij viti.

Emetimi i fundit i Eurobondi nga qeveria shqiptare u bë në qershor të vitit 2023, me një maturitet 5-vjeçar, kupon prej 6.25% dhe yield-i prej 6.125%. Megjithatë, në atë periudhë kushtet e tregjeve ishin shumë të ndryshme nga ato aktuale. Normat e interesit të Euros ishin ende në një cikël rritës, para se të arrin pikun e tyre në shtator të vitit 2023. Në momentin e emetimit të Eurobondit shqiptar, norma bazë e interesit e Bankës Qendrore Europiane ishte 3.75% (ajo e depozitave 3.25%).

Kjo ishte një nga arsyet pse Ministria e Financave vendosi një emetim me maturitet më afatshkurtër krahasur me Eurobondet e viteve të mëparshme.

Aktualisht, normat e interesit të monedhës europiane ndodhen në një cikël të ri rënës. Norma baze e interesit për Euron qëndron në nivelin 2.9% (ajo e depozitave 2.75%). Në këto kushte, është e pritshme që çmimi i huamarrjes të jetë më i favorshëm dhe kjo e ka shtyrë Ministrinë e Financave t’i rikthehet afateve më të gjata të maturimit.

Qeveria shqiptare ka katër Eurobonde të emetuara dhe ende të pashlyera, përkatësisht: emetimi i vitit 2018, me maturitet 7-vjeçar, për një shumë prej 500 milionë eurosh; emtimi i vitit 2020, me maturitet 7-vjeçar, për një shumë prej 650 milionë eurosh; emetimi i vitit 2021, me maturitet 10-vjeçar, për një shumë prej 650 milionë eurosh dhe emetimi i vitit 2023, me maturim 5-vjeçar, për një shumë prej 600 milionë eurosh.

Duke pasur parasysh shlyerjen e pjesshme të Eurobondit 2018, stoku i Eurobondeve të emetuara shtetit shqiptar aktualisht ka shumën e afërsisht 2.27 miliardë eurove. / Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit