Policia ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar pasi dyshohet se ka transportuar 14 emigrantë nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit drejt Kakavijës.
Operacioni, i koduar “The Night Agents”, u realizua në fshatin Ballaj të Kavajës, ku u gjetën dy automjete të dyshuara që transportonin emigrantët, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Mali i Zi dhe kishin destinacion Greqinë.
Gjatë operacionit, drejtuesit e automjeteve braktisën mjetet dhe ikën, ndërsa emigrantët nga Nepali dhe India u proceduan për kalim të paligjshëm të kufirit.