Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Logoja është një simbol i rëndësishëm i këtij përvjetori historik për vendin.
Po ashtu, është bërë publike edhe lista e aktiviteteve dhe manifestimeve shtetërore që do të organizohen për këtë ditë.
Programi fillon në orën 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë dhe përfundon në orën 20:00 me koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës.