-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkuan dorëheqjen e Klotilda Bushkës, ish-deputeti demokrat: Pse PD nuk e përmend Avokatin e Popullit

Kryesoret

Ish deputeti demokrat Fatos Hoxha në rrjetin e tij social ka reaguar në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për dorëheqjen e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve.

Hoxha shprehet se i bën përshtpje që në kërkesë nuk përmendet në asnjë paragraf roli dhe përgjegjësia e Avokatit të Popullit. Ai nënvizon që sipas tij kjo zbeh kërkesën e Partisë Demokratike.

“Në këndvështrimin tim, PD (Partia Demokratike), me të drejtë kërkon largimin e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve, të vënë nën hetim nga SPAK, lidhur me akuzat për asgjësim provash, në çështjen penale në ngarkim të Erion Veliajt.
Ajo që më bën përshtypje në këtë kërkesë është fakti që, nuk përmëndet në asnjë paragraf roli dhe përgjegjësia e Avokatit të Popullit që në rastin në fjalë, ka vënë në dispozicion të intimidimit, joshjes dhe kërcënimit të dëshmitarëve, ambientet e institucionit të tij. Zyrat e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, paskan shërbyer si “ambiente të sigurimit të shtetit” për joshjen, kërcënimin dhe intimidimin e dëshmitarëve të çështjes. Në mendimin tim, kjo e zbeh kërkesën e PD-së”, shkruan ish deputeti Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit