Qeveria britanike ka shpërsuar rregullat për emigrantët duke u refuzuar shtetësinë atyre që mbërrijnë në vend me gomone ose kamionë, sipas udhëzimit të ri të Home Office.
Në udhëzimin që ka hyrë me datë 10 shkurt thuhet se emigrantët që përshkojnë këtë rrugë të rrezikshme do tu refuzohet shtetësia, pavarësisht se kur kanë mbërritur në Britani.
Disa deputetë laburistë dhe Këshilli i Refugjatëve kanë dënuar udhëzimet e fundit pasi thonë se do të thotë se refugjatët mund të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk do të lejohen të kenë një vend në shoqëri.
Këshilli i Refugjatëve tha se ndryshimi “përballet me arsyen” dhe tha se publiku britanik dëshiron që refugjatët në Mbretërinë e Bashkuar “të integrohen dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre të reja, kështu që nuk ka kuptim që qeveria të ngrejë më shumë barriera”.