-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 42-vjeçarit në Skënderaj, identifikohen dy autorët

Kryesoret

Pasditen e sotme rreth orës 13:50 në rrugën “Sala e hamit Jasharit” brenda një lokali është vrarë një 42-vjeçar.

Prokuria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se janë identifikuar dy personat e dyshuar dhe ndodhen ende në arrati. Sipas prokurorisë ky rast është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai tha se prokuroria në koordinim me policinë janë duke punuar që të dyshuarit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë, si dhe rasti të zbulohet në tërësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit