Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar procedim penal për veprën “shkaktimi i vetëvrasjes” për vdekjen e 17-vjeçares me inicilae I.M., në Gjirokastër.
Ajo dyshohet se është vetëvarur për shkak të bullizimit. 17-vjeçarja u gjet e vetëvarur në banesën e saj në Gjirokastrër me datë 10 shkurt.
Mjekët konstatuar se ajo kishe lënë një letër ku në të thuhej që “pse më bullizojnë mua”. Kjo letër ka tronditur familjen e 17-vjeçares dhe komunitetin.
“Vetëvrasja e të miturës I.M., në shtëpinë e saj, Prokuroria Gjirokastër regjistron procedim penal për veprën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.”, thuhej në njoftim.