-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti në Dragush të Lezhës, humb jetën 62-vjeçari pas disa ditësh në spital

Kryesoret

Një aksident tragjik ka ndodhur më 7 shkurt në Dragush të Lezhës, ku dy motorçikleta u përplasën me njëra-tjetrën. Në këtë aksident mori pjesë një 62-vjeçar, i cili mbeti i plagosur dhe u shtrua në spitalin e Traumës në Tiranë. Pas disa ditësh trajtimi, 62-vjeçari, identifikuar si V. B., ka humbur jetën.

Në aksident mori pjesë edhe një tjetër drejtues motorçiklete, shtetasi J. M., 75 vjeç, i cili nuk pësoi lëndime të rënda. Ky i fundit u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij.

Njoftimi i policisë tregon se V. B. ka humbur jetën pas qëndrimit në spital që nga data e aksidentit, 7 shkurt 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit