Një organizatë e mirëorganizuar italo-shqiptare për trafik droge është çmontuar në Venecia. Autoritetet kanë arrestuar 14 anëtarë të grupit, përfshirë 6 italianë dhe 8 shqiptarë.
Hetimi, i nisur në vitin 2022, ka zbuluar aktivitetin e grupit në trafikimin e drogës ndërmjet Italisë, Spanjës dhe Gjermanisë.
Prokuroria ka marrë masa në provincat e Venedikut dhe Padovës, me mbështetje nga Policia e Shtetit të Shqipërisë dhe autoritete të tjera ndërkombëtare, shkruan agjencia ANSA.
Grupi akuzohet për trafikim droge, zhvatje dhe kërcënime ndaj borxhlinjve, disa prej të cilëve janë kërcënuar me zjarrvënie. Aktiviteti kriminal i këtij grupi kishte një xhiro mujore prej 150 mijë eurosh.