Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Mëngjesin e sotëm Veliaj u dërgua në paraburgimin e Durrësit.
Ai është akomoduar në të njëjtën dhomë me ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja. Ish deputeti socialist akuzohet për tre vepra penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Ndërkohë që në ambientet e këtij Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Veliaj ka gjetur dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.