-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- 17-vjeçarja u vetëvra/ Dogjani: E vrau Edi Rama dhe shteti

Kryesoret

Deputeti Asllan Dogjani ka shpërthyer në akuza të forta ndaj qeverisë pas ngjarjes tragjike të vetëvrasjes së një vajze 17-vjeçare, e cila, sipas tij, e ndërmori këtë hap të rëndë për shkak të varfërisë dhe bullizmit nga shokët e klasës.

Dogjani theksoi se faji për këtë ngjarje ka rënduar mbi kryeministrin Edi Rama dhe shtetin, duke akuzuar qeverinë se nuk ka siguruar kushte më të mira jetese për të rinjtë dhe nuk ka mbështetur ata që kanë nevojë.

“Një vajzë vetëm 17 vjeçare i dha fund jetës duke u vetëvarur, sepse ishte e varfër, nuk ushqehej mirë dhe nuk kishte një fustan si shoqet e saj. U var sepse bullizohej nga shokët e klasës. E vrau Edi Rama, sepse e la të varfër. E vrau shteti, sepse ajo nuk kishte mundësi si shoqet e veta. Ky është vrasësi i 17-vjeçares. Kjo ngjarje duhej të kishte sjellë dorëheqjen e kryeministrit dhe të gjithë qeverisë së tij. Mendojeni sikur kjo 17-vjeçare të ishte fëmija i ndonjërit prej nesh. Psikologia e shkollës nuk iu gjend pranë për ta ndihmuar. Këto ditë realiteti ka treguar se rreziku nuk vjen nga organizatat kriminale por nga ata që i drejtojnë ato. vrasësi nuk është dora që vret por ai që e nxit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit