Kuvendi ka ndërprerë diskutimet për 5 minuta, pasi Sali Berisha dhe një pjesë e deputetëve bllokuan foltoren. Ish-kryeministri kërkoi që Edi Rama të rikthehet në parlament.
“Kërkoj rikthimin urgjent në parlament të padrinos, i cili po shkon në Durrës për të dërguar Pojën, Troplinin në qeli Erion Velisë” tha ai.
“Kjo nuk është për procedurë, mos guxoni të keqpërdorni foltoren e Kuvendit” tha Spiropali dhe ndërpreu seancën.