Në Kuvend, Damian Gjiknuri foli për ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe rëndësinë e tyre për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ai theksoi se kjo do të mundësojë një lehtësim të votimit për ata: “Lajm i mirë që brenda 7-8 muajsh, me një paketë të dakordësuar për nevojat e përbashkëta për zgjedhjet, do të lehtësojmë votimin për shtetasit që jetojnë jashtë.”
Gjithashtu, Gjiknuri e vlerësoi arritjen e 130 mijë votuesve nga diaspora dhe parashikoi një rritje të madhe: “Jemi të kënaqur që kemi arritur deri në 130 mijë shtetas që votojnë nga jashtë, por pritet që ky numër të rritet në 200 mijë zgjedhës. Shqipëria do të realizojë një rekord të vërtetë me këtë ndryshim.”
Ministri theksoi se ndryshimet do të sigurojnë një proces më transparent: “Vota e diasporës do të jetë transparente dhe kjo është një vlerë e madhe për institucionet që janë angazhuar.”
Për fushatën zgjedhore, ai u shpreh: “Për të bërë fushatën më të ndershme dhe të drejtë, kemi vendosur një tavan të ri për financimin e fushatës. Ky tavan është 3 milion lekë, por do të mund të rritet për shkak të inflacionit dhe mund të arrijë deri në 6 milion euro.”
Gjiknuri po ashtu njoftoi se ata që janë regjistruar me karta të skaduara mund të votojnë: “Të gjithë ata që janë regjistruar me karta të skaduara tani mund të votojnë.”
Në përfundim, ai nënvizoi rëndësinë e transparencës në zgjedhje dhe vlerësoi përpjekjet për një sistem më të drejtë: “Ky është një hap i rëndësishëm për të realizuar zgjedhje të lira dhe të drejta.”