Në seancën parlamentare po diskutohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se akti normativ për shtyrjen e afatit të dokumenteve është i paplotë dhe diskriminues, kjo për arsye se shtetasit që jetojnë në Shqipëri nuk e kanë të njëjtën mundësi.
“Kësaj radhe, jo. Kësaj çdo përpjekje për ta bllokuar”, tha ai. Bylykbashi tha se zgjerohet dhe bëhet më efektive vota e qytetarëve jashtë vendit.
“Ata nuk do të paguajnë më siç ishin kërcënuar më herët. 40 Euro thuhej. Duhej vonuar që sa më shumë të shkurajoheshin, sepse duhet patjetër ndryshim në ligj”, tha ai.
Por Bylykbashi sqaroi se diaspora do ta ketë pa pagesë postën. Edhe sa i përket numërimit të tyre, ai theksoi se kanë garantuar standardin se “votimi administrohet dhe votat numërohen me barazpeshim politik”.