-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e 17-vjeçarit në Mat, identifikohen autori dhe i plagosuri

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Gjergj Kastrioti” në Mat, ku një adoleshent është plagosur me thikë.

Sipas burimeve, autori i këtij akti është identifikuar si Donald Lepuri, lindur më 17 janar 2006, ndërsa i plagosuri është Alban Gjonaj, i lindur më 5 shtator 2008. Gjonaj është goditur në brinjë, ndërsa raportohet se ka kaluar rrezikun për jetën. Ai pritet të transferohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Duket se shkolla ku ndodhi ngjarja, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjergj Kastrioti”, nuk ka oficer sigurie dhe psikologë, një situatë që ka shqetësuar shumë pas ngjarjes.

Në këtë shkollë frekuentojnë gjithsej 96 nxënës, nga të cilët 35 janë nxënës të shkollës së mesme, ndërsa pjesa tjetër janë nxënës të shkollës 9-vjeçare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit