Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, duke theksuar se punimet për zgjerimin e kësaj rruge po përparojnë me ritme të shpejta.
Ai postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Korridori VIII që po merr formë, e ku punimet për zgjerimin e saj vijojnë me ritme të shpejta, ju uroj një ditë të mbarë”.