Ditën e sotme u zhvillua seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj Dritan (Gramos) Rexhepit, injohur si “mbreti i kokainë”, i cili së bashku me disa të pandehur të tjerë akuzohen në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Rexhepi ka deklarur në gjykatë se nuk e njeh Gentian Funiqin dhe do e faktoj me prova.
“Në burgun e Pratos kam qene ne sigurinë e larte pasi kisha Apelin në Firencedhe me mbajtën 10 dite. Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë ne jetën time Gentian Funiqin. Do ua faktoj këtë prokuroreve me prova ne vijim” ka deklaruar Rexhepi.
Në seancë avokatët mbrojtës kundërshtuan provat shkresore të paraqitura nga SPAK, duke kërkuar rrëzimin e tyre si të papranueshme. Ndërkohë procesi ndaj Rexhepit dhe të pandehurve të tjerë vijon. Si dhe pritet që Rexhepi të paraqesë prova për të mbështetur pretendimet e tij.