Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shtyu për të hënën paradite seancën e sotme e cila u ndërpre dy herë për shkak të tensioneve dhe dhunës.
“Për shkak të situatës së krijuar dhe akteve të dhunës së krijuara kjo seancë shtyhet për të hënën në orën 10 në mëngjes, uroj të vini me mend të tjera të hënën dhe t’i kthehemi normalitetit” tha ajo.
Por çfarë ndodhi?
Fillimisht, herën e parë seanca u ndërpre për shkak se në foltore Berisha doli nga rendi i ditës dhe herën e dytë Flamur Noka gjuajti drejt Taulant Ballës shishe me ujë.
Spiropali e përjashtoi. Por gjatë pushimit, deputetja Elda Hoti rrëmbeu kartat e votimit të socialistëve dhe në fund Spiropali e shty seancën në pamundësi për të kryer votimin.