Disa javë më parë 12-vjeçari Leo Sadiku humbi jetën në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.
Prokuroria e Korçës ka regjistruar kallëzimin penal pas denoncimit të familjes së 12-vjeçarit, ku ata kallëzuan mjeken e Korçës dhe të Tiranës për neglizhencë me pasojë vdekjen e djalit të tyre.
Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë pasi vdekja e 12-vjeçarit ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Kështu çështja do të kaloj për hetim në Prokurorinë e Tiranës.