Pirro Vengu ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s. Fokusi i këtij takimi ishte rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ministri Vengu me anë të një postimi në rrjetin social në facebook thotë se ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejnë në më shumë kapacitete operacionale, ringjallje të industrisë ushtarake dhe infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.
Gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e vigjilencës së shtuar në Evropën Juglindore, sidomos në raport me Kosovën dhe zonën Adriatiko-Joniane, duke kërkuar përditësim të planeve strategjike të NATO-s për t’u përballur me kërcënimet e reja hibride.