Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ftuar shqiptarët në Gjermani të votojnë për partinë CDU dhe kancelarin Fridrich Merz në zgjedhjet e ardhshme.
Ai theksoi se fitore e CDU dhe Merz do të ketë përfitime të mëdha për shqiptarët, duke garantuar një bashkëpunim të ngushtë midis PD dhe CDU për të ardhmen e Shqipërisë dhe marrëdhënieve me Gjermaninë.
Më poshtë mesazhi i plotë
Me këtë mesazh dëshiroj t’u drejtohem të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në Gjermani, konservatorë dhe demokratë, në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për CDU-në dhe kancelarin, Fridrich Merz.
Aletatët tanë në dekada, fitorja e Fridrich Merz dhe CDU-së në Gjermani, është një fitore për ata në radhë të parë, për të ardhmen e tyre në Gjermani, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Duke uruar suksese dhe fitore CDU-së dhe kancelarit Merz, dua t’i garantoj se Shqipëria nën qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të jetë kurrë më një vend tranzit dhe eksportues kriminaliteti, por një vend që prodhon paqe, siguri dhe një bashkëpunim të shkëlqyer me Gjermaninë në vitet që vijnë.