Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi plotësimin e vakancave në gjashtë prokurori: Durrës (5), Elbasan (10), Tiranë (10), Shkodër (2), Fier (1), dhe Apel (3).
Po ashtu, u miratuan renditja e kandidatëve për Prokurorinë e Tiranës dhe komandimi i Pranvera Grudës si Këshilltare Ligjore.
KLP nis procedurat e verifikimit të pasurisë për 26 kandidatët për magjistratë dhe përfundoi verifikimin për Dhorina Theodhorin, kandidate për drejtimin e Prokurorisë në Korçë.