Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita, duke theksuar se ky ishte një vendim i Partisë Demokratike (PD).
Mediu theksoi se LaCivita është sjellë në Shqipëri për menaxhimin e fushatës dhe se kjo ka të bëjë me menaxhim elektoral, jo lobim. Ai njoftoi gjithashtu se do të vijë edhe Tony Fabrizio.
Nga ana tjetër, deputeti dhe kryetari i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, e vuri në dukje se është e drejta e PD të zhvillojë fushatën ashtu siç mendon dhe e cilësoi LaCivita si një përfaqësues të lartë në fushat e lobimit në SHBA, por shtoi se nuk sheh ndryshime në qëndrimet për Shqipërinë.
Fatmir Mediu: Ardhja e Chris LaCivita nuk ka qenë çështje financiare, por edhe qëndrim ndryshe i tij, që Europa të ndryshojë, pasi e majta e zhyti kontinentin në krizë. La Civita-n e sollëm ne. Kam njohur njerëz pranë LaCivita-s. Është dëshira e tij që të sjellë ndryshim në Shqipëri. Është marrëdhënie e menaxhimit elektoral, nuk është lobim. Është kualitet i lartë i menaxhimit të fushatës. Do të vijë edhe Tony Fabrizio.
Enkelejd Alibeaj: Është e drejtë e PD që të bëjë fushatën e vet. Kuptohet që është një përfaqësues i lartë brenda skuadrave të lobimit, i njohur nga SHBA. Çështjet e lobimit kanë qenë problematike. Nuk kam njohje për Charls LaCivita. Ka ndryshuar orientimi politik në SHBA, por nuk shoh që të ketë ndryshim në qëndrime për vendin tonë.