-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Cara e Kurbinit 317 milionë lekë tender korruptiv shokut të Veliajt

Kryesoret

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat u shpreh se Majlinda Cara e Bashkisë Kurbin i ka dhënë 317 milionë lekë tender korruptiv shokut të Erion Veliajt për rindërtim pas tërmetit të 2019.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ELDA HOTI

Nuk është hera e parë që publikisht nga kjo foltore e opozitës denoncojmë abuzimet me tenderat dhe shpërdorimin e detyrës nga kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara.

Me sa duket, vjedhja e taksave të qytetarëve nga sindromë është kthyer në pandemi për zyrtarët e Rilindjes.

Sot dua të denoncoj një tjetër aferë të zonjës Cara, e cila duket se institucionin që drejton e konsideron si feud në shërbim të saj dhe shokëve rilindas, që pasi kanë vjedhur njësoj si ajo në vendet ku kanë qenë, tashmë janë shndërruar në biznesmenë.

Këtë herë bëhet fjalë për një kontratë prej më shumë se 317 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, që i është dhënë bashkimit të operatorëve Arb&Trans SHPK dhe Everest SHPK.

Duhet të sqarojmë se administratori de jure i kompanisë Arb&Trans SHPK është Shyqyri Maloku, babai i Arben Malokut, ish-Administratori i Njësisë Administrative Zall Herr.

Arben Maloku njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i Erion Veliaj, i përfolur jo pak për tenderat korruptivë që ka marrë nga Bashkia Tiranë, të cilat shkojnë në miliona euro.

I vetmi ndryshim me Veliaj-n është se burgun për korrupsionin e Arbenit po e vuan babai i tij, Shyqyri Maloku.

Kontrata me kompaninë sipas dokumenteve që ne disponojmë është lidhur në korrik të vitit 2023, pra rreth katër vjet pas tërmetit, ndërsa procedurat kanë filluar në vitin 2022. Theksojmë se tenderi është zhvilluar me procedurë të kufizuar, e cila përdoret në rastet e emergjencës dhe autoritetit kontraktor, në këtë rast Bashkia e Kurbinit, i lind e drejta të përzgjedhë kompanitë me të cilat do operojë.

Duket se zonja Cara, jo rastësisht, ka zgjedhur shokun e saj Rilindas.

Nga ana tjetër, në kontratë thuhet se punimet duhej të mbaronin pas një viti, pra në korrik të vitit 2024, dhe banorët përfitues duhej të ishin në shtëpitë e tyre, por megjithëse kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga përfundimi i afatit, sërish këto godina nuk janë mbaruar.

Ky është një rast i përsëritur.

Majlinda Cara është denoncuar dhe më parë për fondet e rindërtimit apo abuzimet që ka bërë me pronat e qytetarëve. Në qoftë se institucionet do të vepronin, ajo sot nuk do të ishte ne karrigen e kryetares se bashkisë, por do të ishte në kuvlinë e të pandehurës, duke u përballur me drejtësinë.

Me sa duket, Rama nuk ka vendosur ende ta flakë si limon të shtrydhur, siç bëri me kolegun e saj Veliaj, të cilit i zuri më pas vendin, pasi i duhet dikush në Bashkinë Kurbin për të vijuar me abuzimet e taksave dhe vjedhjen e votave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit