-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Eurobondi 10-vjeçar, emetimi më i suksesshëm deri tani

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka shpallur suksesin e emetimit të Eurobondit 10-vjeçar, duke e cilësuar si më të suksesshmin ndonjëherë. Në një postim në Facebook, ai theksoi se ky emetim shënoi një interes të lartë nga investitorët e huaj, me kërkesën që tejkaloi nevojat e Shqipërisë deri në 5.7 herë.

Edi Rama: Përshëndetje jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukses procesi Eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë këtë me opinionin publik. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket 3 gjërave

Së pari interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë. Madje gjatë ditës oferta vajti në 5.7 herë më shumë se sa nevoja jonë. Gjë që bëri të ulim normën e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim më i larti i regjistruar në vendet e Europës qendrore dhe lindore që nga tetori 2024

Së dyti numri më i lartë i investitorëve me 159 të tillë të interesuarit.

Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë se sa për vendet si Serbia dhe Rumania për obligacionet 10 vjeçare.

Në thelb ka vetëm një fjalë që i thotë të gjitha besim të Shqipëri, te ekonomia dhe te financat e Shqipërisë. Po i besojnë të gjithë përditë e më shumë. E di që këneta politiko mediatike mbase s’do e japë fare, se po ju mban lidhur pas iluzioneve të bufit të kënetës, që në 11 maj do mbetet në një vaki shembullore elektorale. Por këta lajm s’mund ta ndaja me ju përpara se në konferencën e Sigurisë në Mynih, dhe për tu kthyer sepse na pret një betejë ekzemplare dhe fitore spektakolare .

Rama merr edhe 650 milionë euro borxh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit