Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Mynihut të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë 61. që ka nisur në Gjermani. Kjo konferencë mbledh liderë politikë dhe ministra nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat globale të sigurisë.
Në një video mesazh të shpërndarë në Facebook, Rama njoftoi për pjesëmarrjen në këtë ngjarje dhe ndau lajmin për suksesin e emetimit të Eurobondit të Shqipërisë në vlerën e 650 milionë eurove në bursën angleze, me normë interesi 5%.
Konferenca do të përfshijë mbi 50 krerë shtetesh dhe 150 ministra nga mbarë bota, dhe do të trajtojë tema si qeverisjen globale, sigurinë klimatike, dhe tensionet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, krizat në Lindjen e Mesme dhe konflikte të tjera.