Mëngjesin e sotëm një zjarr ka shpërthyer në një restorant/hotel në Brezovicë. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, autoritetet janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 10:15 dhe kanë reaguar menjëherë.
Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë punuar për më shumë se tre orë për të lokalizuar dhe shuar flakët. Ndërsa policia ka siguruar zonën përreth për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
Gjithashtu hetuesit janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe autoritetet po monitorojnë situatën.