Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në krah të Presidentes Vjosa Osmani. Kurti thotë se ky 17-vjetor Pavarësie e ka gjetur Kosovën me një ekonomi 3-fish më të madhe, si dhe me dhënien e shembullit për siguri.
“Dimri i ftohtë, por zemrat e ngrohta teksa urojmë njëri-tjetrin për 17-vjetorin e 17 Shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si shtet sovran demokratik, me integritet territorial, me progres social, me avancim demokratik dhe me rritje shembullore ekonomike.
Ekonomia e Kosovës është 3-fish më e madhe se para 17 vjetëve. Por në të njëjtën kohë edhe jemi shembull për siguri, jo vetëm në rajonin e Ballkanit, kur kemi parasysh të drejtat e qytetarëve, mirëqenien e tyre, entuziazmin popullor dhe sukseset e Republikës tonë”, shprehet Kurti.