Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ditën e sotme ftoi të qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese që kërkojnë të dhëna personale.
AKSK informoi se ka pasur disa tentativa për të vjedhur të dhënat personale. Gjithashtu apelon që mos klikohet në lidhje të panjohura dhe të shqyrtohet me kujdes përmbajtja e tyre.
“Për shkak të disa tentativave për të vjedhur të dhënat personale dhe shpërndarjen e lidhjeve keqdashëse, AKSK fton të gjithë qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese. Mos klikoni në lidhje të panjohura dhe shqyrtoni me kujdes përmbajtjen e tyre”, apelon AKSK.