Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazement Bardhi ka ngritur tonet e zërit gjatë seancës së sotme plenare me kreun e Kuvendit Niko Peleshi, pasi ky i fundit nuk i ka dhënë fjalën për interpelancë.
Niko Peleshi i është drejtuar Bardhit duke i thënë se ju shpesh keni hedhur kushtetutën, pra atë librin që unë e zbatoj dhe e lexojë në këtë sallë për çdo seancë plenare.
Ndërkohë Bardhi i është kthyer me duke i thënë se ju jeni të kapur dhe të frikësuar nga Edi Rama dhe Belidna Balluku ndaj na e mohoni fjalën.
Por jo vetëm kaq edhe deputeti tjetër demokrat Klevis Balliu i ka kërkuar Peleshit që të thërras për interpelancë Kryeministrin Edi Rama dhe të mos ketë frikë por të zbatojë rregulloren dhe ligjin.









