Në seancën e sotme po diskutohet për ndyrshimet në Kodin Zgjedhor të zgjidhjeve të 11 majit. Blendi Klosi u shpreh se çdokush mund të regjistrohet sa herë të dojë nga një telefon. Ai nënvizoi se kjo është një hile dhe jo një dëshirë për të prodhuar mës humë shqiptarë.
“Kërkojnë që çdokush që ka një telefon, të regjistrojë sa herë të dojë. Kjo do ta hedhë në erë sistemin. Nuk ka negociatë për këtë. Kush ka celular, për 2 minuta del gjurmë ID dhe të japin çdo të dhëë si është forma e një karte belge. Mund të prodhohen aq shumë dokumente, sa mund të hedhin sistemin në erë. Nuk mund të identifikohet dot. Prandaj po e them, nëse do të paraqitet me ndonjë dokument anglez, kanadez etj, nuk mund të verifikohen dot. Është një hile, nuk është një dëshirë për të prodhuar më shumë shqiptarët. Hile nga ai i katit të tetë (Berishës). Kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm që manipulohet kaq thjeshtë. Kjo është një hile aq e vjetër sa lideri i tyre. “, tha Klosi.