Kreshnik Spahiu, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, komentoi mbi hetimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se ky hetim është nisur përmes gruas së tij. Ai shtoi se rrjetat e hetimeve për “5D” dhe “inceratorët” nuk janë çarë, duke ngritur pyetje për standardet dhe praktikat që u përdorën në këtë çështje.
Spahiu theksoi se kallëzimet anonime janë të papranueshme, përveçse në rastet kur ato çojnë në prova materiale, dhe ngriti shqetësime për mënyrën se si u zhvillua hetimi për Veliajn.
“Kallëzimet anonime të cilat janë përjashtim nga ligji, nëse do hapni mënyrën sesi bëhen kallëzimet. Kallëzimet anonime janë të papranueshme me përjashtim të rasteve kur jepen të dhënat të cilat të çojnë te provat materiale. I lidh me dy çështjet e tjera. Jemi përballë faktit në të njëjtën kohë, brenda javës, GjKKO çoi për gjykim Erion Veliajn të pandehur të 5D dhe gjithashtu, inceratorët i ka çuar për gjykim pa të pandehur Erion Veliajn. Tani, çfarë ndodh? Pasi nuk u çan rrjeta të këtyre hetimeve të përmasave kombëtare. Hetimi është nisur nëpërmjet gruas. Tani, a qëndron apo jo? Unë prapë nisem nga ana formale. Kush është standardi dhe praktika që u procedua me kaq precedentë profesionalë dhe me kaq prioritet një kallzim që nuk është se treçerek faqe A4 dhe kush janë të dhënat… E para, ja identifikuar personin të cilin e ka çuar kallzimin, jo me postë, por e ka çuar në SOPAK, dhe e dyta, kush kanë qenë shkaqet përjashtimore të ligjit që të bënte indicie që të bënte fillimin e hetimeve paraprake.”