-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Ekonomia ka nevojë për model të ri që mbështet prodhimin dhe eksportet

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar gjendjen e rënduar të industrisë prodhuese dhe bujqësisë në Shqipëri, duke theksuar se këto sektorë janë në prag të falimentimit për shkak të politikave të dështuar ekonomike të qeverisë.

Ajo ka nënvizuar se bujqësia ka pësuar rënie për gjashtë tremujorë radhazi dhe industria fason është në vështirësi ekstreme, duke kritikuar taksën mbi fitimin dhe mungesën e mbështetjes për prodhuesit vendas.

“Ekonomia shqiptare ka nevojë për një hov të ri, për një politikë të re, për një stimul që nuk erdhi kurrë në 12 vite,” tha Tabaku, duke prezantuar alternativën e Partisë Demokratike.

Ajo ka akuzuar qeverinë për favore ndaj oligarkëve dhe investitorëve strategjikë, duke shtuar se ndërsa marrëveshjet formale po miratohen, bizneset e ndershme janë duke falimentuar.

“Është shumë vonë për të dhënë zgjidhje, sepse kjo kërkon një ndryshim mendësie që socialistët nuk e kanë pasur dhe nuk do ta kenë kurrë,” përfundoi ajo

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit