Mbi 151 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u regjistruar në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga 189.088 kërkesa për regjistrim, janë pranuar 151.797 dhe janë refuzuar 36.743. Shumica e emigrantëve të regjistruar janë nga Tirana, pasuar nga Fieri, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlorë, Berat dhe Shkodra.
Kjo është hera e parë që emigrantët do të mund të votojnë në vendet ku jetojnë, ndërsa afati i fundit për regjistrim është 5 marsi.