Një 70-vjeçar është arrestuar pasi mëngjesin e 17 shkurtit përplasi katër persona në autostradën Tiranë-Durrës.
Ata kishin dalë nga mjeti pas një aksidenti të mëparshëm. Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari Gëzim Muçaj humbi jetën, ndërsa tre pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor.
Sipas policisë, 28-vjeçari kishte humbur kontrollin e furgonit, që u përplas me trafikandërsen, dhe pas daljes nga mjeti u godit nga një automjet që po udhëtonte me shpejtësi.