Ditën e hënë një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Perason të Torontos. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 18 persona, mes tyre një fëmijë.
“Jemi shumë mirënjohës që nuk pati humbje jetësh dhe lëndime të rënda”, tha Deborah Flint, CEO e Autoritetit të Aeroportit të Madh të Torontos.
Për shkak të erës së fortë që kishte pushtuar Toronton punonjësi i trafikut ajror kishte lajmëruar pilotin për vështirësitë e kushteve atmosferike. Ndërsa avioni po afrohej aerportit, kontrollorët e trafikut ajror kishin joftura pilotët e tij për erërat me shpejtësi rreth 38 mph.
Sipas dëshmive të pasagjerëve çdo gjë ndodhi për dy minuta. Zjarri shpërtheu ndërsa avioni u përplas në pistë, duke lënë pasagjerët të varur.
“Kur çdo gjë mbaroi, unë isha me kokë poshtë. Të gjithë të tjerët po ashtu. Ne u përpoqëm të largoheshim sa më shpejt që të ishte e mundur. Sapo dolëm nga avioni, pati një shpërthim tjetër, por për fat erdhën zjarrfikësit”, dëshmoi John Nelson, pasagjer.
Një tjetër dëshmitar tha se “Ne ishim varur si lakuriq nate. Cdo gjë ishte kaotike. Unë dhe shoku im u shkëputëm nga rripat e sigurimit dhe ramë në dysheme. Të gjithë njerëzit po bërtisnin”.