-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioneri Brunner: Pakti për emigracionin prioritet, mbështesim Italinë për Shqipërinë

Kryesoret

Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të Paktit për Azilin dhe Migracionin, duke e cilësuar si prioritet për vitin 2025.

Pas një takimi me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë, Brunner ka vlerësuar përpjekjet e qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit dhe ka diskutuar për një qasje të përbashkët në kthimet e emigrantëve, duke e konsideruar këtë si hallkën e munguar të paktit.

“Ne diskutuam një qasje të përbashkët për kthimet si hallka e munguar në Pakt dhe eksploruam ide të reja për menaxhimin e migracionit,” shtoi Brunner.

Ai gjithashtu ka shprehur mbështetje për iniciativën e Italisë për të krijuar qendra në Shqipëri për trajtimin e emigrantëve dhe për të gjetur zgjidhje për çdo pengesë të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit