Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thirrur një samit të ri për Ukrainën, i cili do të mbahet këtë të mërkurë.
Takimi do të përfshijë vendet evropiane që nuk morën pjesë në samitin e së hënës, si dhe Kanadanë. Disa nga shtetet e ftuara përfshijnë Norvegjinë, Kanadanë, shtetet baltike, si dhe disa vende të tjera evropiane si Finlanda, Greqia dhe Suedia.
Samiti i djeshëm i zhvilluar në Paris përfshiu vende të mëdha evropiane dhe përfaqësues të BE-së dhe NATO-s.