Në protestën e organizuar para Ministrisë së Shëndetësisë, motra e Leo Sadikut, 12-vjeçarit të ndjerë, ka denoncuar keqtrajtimin që ka marrë vëllai i saj nga mjekët shqiptarë. Ajo ka akuzuar sistemin shëndetësor për lënien e tij pa kujdes dhe ka kërkuar drejtësi.
Protesta e saj ishte një thirrje për një sistem më të përgjegjshëm dhe një kërkesë për ndryshime në mjekësinë dhe shërbimet shëndetësore të vendit.
Motra e Leo Sadikut: Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin. QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Prokuroria hesht dhe prindërit e mi vetëm qajnë.
Nuk do të ndalem derisa për vëllanë tim të gjej drejtësi. Ata e vranë Leon, nuk bënë asgjë. Mjekët nuk bënë asgjë. Si mund ta lësh një nënë pa bir, ku do të rritemi ne në këtë Shqipëri. I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria. Kur ky shtet do kujdeset për fëmijët?