-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjysmimi i rrogës, metalurgët në protestë

Kryesoret

Ditën e sotme dhjetëra metalurg të uzinës së Ferrokanit në Komsi të Matit zhvilluan një protestë ndaj kompanisë turke Yildirim Holding Group. Kjo kompani prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët.

Metalurgët thonë se kompania ka shkelur kontratat dhe se i ka diskriminuar me përgjysmimin e rrogës. Ata shprehen se kompania i paguan vetëm për 11 ditët në muaj me gjysëm page dhe 11 ditët e tjera duhet të rrijnë pushim. Metalurgët kërkojnë zgjiodhje të problemit ndryshe do ti drejtohen institucioneve ligjzbatuese.

“Ne jemi mbledhur për një urdhër që ka ardhur nga kompania, ku lajmërohet se metalurgët do të kalojën 11 ditë punë dhe 11 ditë 50% dhe jemi këtu për ta kundërshtuar këtë urdhër dhe jo për ta zbatuar. Ne kërkojmë që ky urdhër të anulohet ose do të përshkallzojmë protestën tonë. Urdhri është lëshuar nga kompania sepse thotë është rritur çmimi i energjisë dhe ka probleme financiare, ndërkohë nga ky vendim prekemi vetëm në dhe jo administrata. Jemi këtu për bukën e fëmijëve”, tha një puntorë.

“Ky urdhër është edhe në kundërshtim me kontratën sepse janë dy pika në kontratë që thonë urdhri i parë që puntorit ti ulet paga kur ndërron frontin e punës dhe pika tjetër për arsye falimentimi të kompanisë dhe urdhri që ka dal bie në kundërshtim me pikat”, tha punëtori tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit