-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria e Gjirokastrës sekuestron pasuritë e një personi

Kryesoret

Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar pasuritë e D.A., i cili dyshohet për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja enarkotikëve.

Sipas hetimeve nga Prokuroria, rezulton se D.A., nuk justifikon pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme me të ardhurat dhe burimet financiare.

Ndërsa rezulton se ka dyshime të bazuara në indicie për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup i strukturuar kriminal, si dhe për kryerjen e krimeve.

“Gjatë procedimit pasuror u identifikuan pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij, të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasit të sipërpërmendur dhe konkretisht:

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;

– Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005 fshati Kordhocë, Lazarat;

– Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 fshati Kordhocë;

– Fushë mini futbolli me sip. 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat; dhe

– Autoveturë “Mercedes Benz”.”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit