Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy m’Sy u pyet në lidhje me Alex Sorosin. Rama u shpreh se Alex Sorosin dhe babanë e tij i ka miq dhe u kërkoj ndjekësve që të lënë spekulimet me miqtë.
“Alex Soros e kam pasur dhe e kam miq, dhe babanë e tij. Përrallat e historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë.
Siç kam ata miq, kam edhe të tjerë që nuk janë miq me ata, por unë nuk bëj spekulime me miqtë.Lërini historinë mes amerikanësh t’i zgjidhin ata me njëri tjetrin. Mos gënjeni veten se jemi ne kërthiza e botës”, tha Rama.