-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet ndaj SPAK dhe GJKKO, DPSHL: Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion mbi drejtësinë

Kryesoret

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë në deklaratën e tyre ka bërë një thirrje publike për ndalimin e sulmeve ndaj drejtësisë dhe vendosjen e standarteve Europiane në raportin mes drejtësisë dhe medias.

Ata nënvizojnë se Shqipëria ndodhet në një moment kyç për shtetin e së drejtës dhe sulmet publike cënojnë jo vetëm integritetin e gjyqësorit, por edhe të ardhmen demokratike të vendit.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon që SPAK të paraqesë sa më parë në Gjykatën e Posaçme një kërkesë ligjore për ndalimin e publikimit të deklaratave nga persona të pandehur dhe avokatët e tyre në media publike.

“Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion mbi drejtësisë nëpërmjet mediave!
Mediat nuk duhet të përdoren si armë për të minuar pavarësinë e drejtësisë!
Shteti i së drejtës nuk mund të tolerojë shantazhin publik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon me urgjencë:

Duke pasur parasysh të drejtën bazike të lirisë së fjalës por dhe garantimin e pavarësisë së sistemit të dretësisë. SPAK të paraqesë sa më parë në Gjykatën e Posaçme një kërkesë ligjore për ndalimin e publikimit të deklaratave nga persona të pandehur dhe avokatët e tyre në media publike, për aq kohë sa deklaratat ndikojnë në pavarësinë e drejtësisë dhe minojnë proçesin e rregullt ligjor.

Gjykata e Posaçme të ndalojë me vendim të ndërmjetëm publikimin e deklaratave të personave nën hetim penal apo të pandehurve, si dhe të ndalohet publikimi nga mediat i deklaratave të tilla.

Në mbrojtje të integritetit të pushtetit gjyqësor, lëvizja do të vazhdojë të monitorojnë nga afër zhvillimet dhe do të denoncojnë çdo përpjekje për të minuar institucionet e drejtësisë dhe për të penguar Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së!”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit