Policia e Kurbinit ka arrestuar 48-vjeçarin Fatmir Kuqi, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjetën 115 fishekë luftarakë dhe një armë gjahu.
Kuqi është arrestuar në flagrancë për mbajtjen e armëve dhe municionit pa leje.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa materialet do t’i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.