Në Durrës u finalizua operacioni i koduar “Banesa”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, u sekuestruan 8 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, ndërsa 30-vjeçari E. K. u arrestua në flagrancë.
Ai ishte kapur në momentin kur po tentonte të merrte lëndën narkotike, të cilën e kishte fshehur në një banesë të pabanuar në lagjen nr. 8.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë. Materialet kaluan në Prokurori për veprime të mëtejshme.









